Categories Lajme

Detaje të reja nga atentati i trefishtë ku u vra kushëri i Ervis Martinajt, viktimat u ndoqën nga një mjet me targa sllovene

Automjeti, në të cilin po udhëtonin nga Tirana në Fushë-Krujë mesditën e 17 korrikut të vitit të shkuar dhe ku për shkak të një atentati mbetën të vdekur tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, është ndjekur nga një automjet me targa sllovene.

Ky është konkluzioni, në të cilin kanë dalë ekspertët e Prokurorisë që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, të cilët kanë vendosur që t’i nisin një letër porosi shtetit Slloven, për të identifikuar pronarin e këtij mjeti apo edhe personin që ka qenë në automjet, fakt që mund të zbardhet nga përftimi i kamerave të sigurisë së automjetit.

Përmes përgjigjes që mund të japin autoritetet sllovene, autoritetet shqiptare synojnë që të faktojnë se çfarë tregojnë kamerat e sigurisë për automjetin e autorëve, që ndoshta është filmuar gjatë përshkimit të rrugës.

Ka dyshime se, automjeti me targa sllovene ka vëzhguar viktimat e atentatit të trefishtë, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi mesditë e 17 korrikut të vitit 2022 deri tani ka mbetur e pazbardhur.

Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, personit që konsiderohet si bosi i lojërave të fatit. Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej 7 gushtit 2022, raporton rtsh që ka përgatitur dhe kronikën e mëposhtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME