Lajme

Detaje të reja nga ngjarja në Vlorë

Policia jep detaje për 34-vjeçarin që u gjet i vdekur në banesën e tij.Dalin të dhëna për 34-vjeçarin i cili u gjet i vdekur pranë banesës në qytetin e Vlorës.Mësohet se në trupin e 34-vjeçarit janë dalluar shenja gjaku në kokë dhe shpatull. Policia konfirmon se shenja me armë zjarri në shpatull i ka shkaktuar vdekjen. Gjjithashtu policia konfirmon se personi nuk njihej me precedent penal. 34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi sot në lagjen ‘Kushtrimi’. Raportohet se në trupin e Kreshnik Dashaj, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button