
Të tjera detaje janë zbuluar ka ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku vra me armë zjarri, shtetasi, Petrit Vuksani. Viktima, rreth 51 vjeç ka qenë vetëm në shtëpi në momentin që autori ka hyrë brenda dhe e ka qëlluar për vdekje.
Po ashtu mësohet se viktima kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.