Categories Lajme

Dibër, 24-vjeçari dyshohet se kërcënoi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait

Një 24-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe goditur me sende të forta kunatën e vëllait dhe ka dëmtuar automjetin e bashkëshortit të saj.

Dyshohet se i riu me iniciale A.Gj., është konfliktuar fillimisht me vëllain e tij dhe më pas ka kërcënuar kunatën e tij, shtetasen me iniciale A.N.

Sakaq është proceduar penalisht dhe babai i 24-vjeçarit, pasi në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit nga policia dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta automjetin e uniformave blu.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.  Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.   Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.   Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME