Categories Lajme

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Territori Shqiptar do të vijoj të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të sjellin reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatareisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Territori i Kosovës në orët e para të ditës do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirt të shtohen gradualisht në të gjithë vendi, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku në gjatë paradites orët me diell do të jenë të shumta. Por parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta kryesisht në orët e pasdites.

Europa Veriore do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë Europa Jugperëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Qendrës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu dhe Europa Lindore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME