Categories Lajme

Diell dhe temperatura deri në 26 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke  sjellë  gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Ndërsa në orët vijuese parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, ku paraditja do të ketë më të dukshme kthjellimet në territor. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të theksohen gradualisht në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i qendrës së presionit të lartë atmosferik mbi MV, duke sjellë gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pas mesdite parashikohet që gradualisht vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore do të mbeten në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke  sjellë  reshje shiu në Angli dhe herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi në Qendër të kontinentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME