Categories Lajme

Diell në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat sot

Mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore.

Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova Moti i qëndrueshëm do të sjelle dominim të kthjellimeve në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të Kosovës.

Ndërsa mesdita dhe pasditja bëjnë përkohësisht më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin, por gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë largim të vranësirave duke ri-kthyer serish moti e kthjellet në Kosovë.

Maqedonia e Veriut Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut do të jetë me kthjellime në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites sjellin vranësira nëpër territor, por nuk do të mund të sjellin reshje në Republikën e MV. Orët e mbrëmjes i dobësojnë dukshëm vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Rajoni dhe Europa Vendet e Rajonit dhe Europa Lindore mbeten më mot të qëndrueshëm si pasoj e zhvillimit të një anticikloni mbi Deti e Zi.

Ndërsa Europa Veriore prej disa ditësh është në ndikimin ciklonit të Islandës, i cili po sjell në këtë rajon reshje të shumta shiu. Parashikohet gjithashtu që vranësirat e shumta dhe rrebeshet e shiut të përfshijnë edhe Qendrën e kontinenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME