Categories Lajme

Foto/Digjen sërish dy makina në Vlorë

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë, në rrethana ende të paqarta,ndërsa nga policia nuk ka emra dhe asnjë njoftim zyrtar per ngjarjen.

Automjetet kanë qenë të parkuara në afërsi të rrugës transballkanike në qytetin e Vlorës, ndërsa eshte djegur thuajse plotësisht nje automjet tip BMW me targa AA 990 SE,nderkohë që për shkak të flakëve digjet në pjesën e përparme ka marrë edhe një mjet tjetër tip Volsfagen me taraga AA 825 LU.

Nuk dihen ende shkaqet,por dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme në mjetin tip BMW,ndërsa mjeti tjetër ka marrë djegie për shkak se ishte parkuar pranë tij. Burime nga policia e Vlorës kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen,ndërsa ky është rasti i dytë në tre ditë që rregjistrohet në qytetin e Vlorës. Ditën e diel,në orët e para të mëngjesit,dy automjete të tjera u dogjën në afërsi të rrugës së tregut,pranë shkollës 24 maji të qytetit të Vlorës.

Një Wolsfagen në pronësi të një kompanie transpporti dhe një mjet tjetër tip Renault në pronësi të shtetit V.M,u dogjën si pasojë e flakëve,teksa dyshimet ishin për zjarrvënie në automjetin tip Wolsfagen. Në Harkun kohor të vetëm tre ditëve,katër automjete rezultojnë të djegura në qytein e Vlorës, ngjarje të cilat mbeten pa autor nga policia,por edhe pa konfirmuar shkaqet e vërteta të zjarrvënieve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.11.2018, në orën 03:35, në rrugën “Gjergj Kastrioti” është djegur automjeti tip “BMV-X5” në pronësi të shtetasit E.P., 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Si pasojë mjeti është dëmtuar plotësisht.

Grupi hetimor po kryen hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME