Pjesë e Kopshtit të ri Zoologjik të Tiranës është dhe një dinosaur, por normalisht, ndryshe nga kafshët e tjera, ajo nuk është prej vërteti, pasi kjo lloj kafshe nuk ekziston më.
Mirëpo, vetëm disa ditë pas inagurimit të Kopshtit të ri Zoologjik, dinosaurit i mungon një dhëmb. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, vizitorët që kanë shkuar për ta parë nga afër i kanë shkulur dhëmbin e mesit në nofullën e poshtme.
Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Elona Gjylmi, e cila krahas tyre shkruan me ironi: “Ia kishin shkulur një dhëmb dinosaurit… për kujtim”.
Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua pak ditë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.
Ndërkohë dje është zbuluar edhe personi që do jetë në krye të Kopshtit Zoologjik në postin e drejtorit, më saktë do jetë drejtoershë.
Mèsohet se Monika Lubonja është emèruar nga krýebáshkiaku Veliaj, drèjtoreshë e Kopshtit të ri Zoòlogjík. Tashmë do të drèjtojë këtë kopësht, ku ndòdhen 160 kafshë.