Categories Lajme

“Disa banorë kanë përfunduar në spital”, qytetarët rrëfejnë traumat nga shpërthimi i tritolit në Tiranë

Persona të paidentifikuar vendosën tritol në derën e shtëpisë së Muhamet Dukës gjatë orëve të natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, në katin e 4 të një pallati. Në shtëpi nuk kishte njeri dhe nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Por dëmet janë të mëdha.

Gazetari Besar Bajraktaraj thotë nga vendngjarja se ka qenë një shpërthim i fortë që është dëgjuar jo vetëm në pallatin ku ndodhi, por edhe tek pallatet pranë. Si pasojë e shpërthimit ka patur dëme të shumta materiale në banesën e fqinjit që ndodhet ngjitur me apartamentin e Dukës, por edhe banesat e tjera në të njëjtin kat e jo vetëm. Vetë banorët e këtij pallati, në një prononcim për gazetarin rrëfejnë tronditjen nga kjo ngjarje, që i ka frikësuar jo pak.

“3 pa 20 të natës ndjemë tronditje të madhe, shumë tronditje e madhe, ishim në gjumë u ngritëm. Ishim të dy bashkëshortët. U ngrit im shoq nëpër shpi vetëm tym dhe errësirë, hapëm dyer dritare. Derën (e jashtme) nuk e hapëm dot, dera ishte çarë siç e shikoni, ishte copë-copë.

U ngritën të gjithë fqinjët, fol nga ballkoni, lajmëruam policinë. Erdhi policia, 3, 3 e çerek ka ardhur polica, faleminderit policisë. Erdhi u gjend këtu. Deri në orën 7 ne nuk e hapnim dot derën, sa erdhën ata që hapën derën. Kështu, nuk e dimë nga se erdhi kjo. Muhamet Duka ka shtëpinë aty, atij që i është vënë ajo”, tregon një qytetare.

Një tjetër banor rrëfen se jeton dy kate më poshtë, por dëme ka pësuar edhe shtëpia e tij. Ai tregon se si pasojë e traumës disa banorë të pallatit kanë përfunduar në spital.

“Ja sa ka hyrë dera brenda nga presioni që ka pasur krejt pallati. Unë jam 2 kate më poshtë se ka ndodhur ngjarja edhe ka dëmtime, pale kati aty ku ka ndodh. Aty kanë shpërthyer të gjitha dyert. Shpërthimi ishte i fuqishëm sa disa banorë kanë përfunduar në spital nga trauma, pasoja, tronditjet. Kalamaj të vegjël… Dëmtimet aty ku ka ndodh janë shumë të mëdha, janë shpërthyer të gjitha dyert janë hapur. Nuk e njoh pronarin ku është vendosur tritoli, thuhet që nuk banon njeri aty prej pak kohësh”, shprehet banori.

Sipas asaj që raporton gazetari Bajraktaraj, në shtëpinë e familjes Duka prej kohësh nuk jetonte njeri. 65-vjeçari Muhamet Duka është babai i Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019 në Tiranë dhe aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME