Categories Lajme

Disa persona marrin xhiron ditore në karburant dhe ia mbathin

Disa persona kanë grabitur një pikë karburanti mesditën e sotme në Shijak. Policia njofton se ata kanë ndaluar të furnizojnë makinën me karburant dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar me iniciale E.G. duke u larguar me shpejtësi. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të gjetur provat e nevojshme për identifikimin e autorëve.

“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar. Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME