Categories Lajme

“Dita e verës”, ja parashikimi i motit në fundjavë

“Dita e verës” është këtë fundjavë, meteorlogia Adiola Bami ka parashikuar sesi do të jetë moti. Fundjava nuk do të jetë me diell, por kryesisht me prani të vranësirave, megjithatë temperaturat do të jenë të larta.

Sipas meteorloges i gjithë muaji Mars, përshkruhet nga alternim i ditëve me diell dhe të ngrohta, me segmente më të shkurtra të motit të ftohtë dhe me reshje. Duke filluar nga pasditja e së dielës, i gjithë vendi do të jetë kryesisht në pushtetin e reshjeve të shiut, dhe temperaturave më të ulëta.

“Kemi pasur një minidimër të vogël në mesin e kësaj jave, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë të temperaturave minimale, maksimumi parashikohet në 15 grade celsius, presim rritje sërish gjatë fundjavës, që do të shkojnë deri në 18-19 gradë celsius.

Sa i takon kushteve të motit, e shtuna do të sjellë vranësira dhe reshje të pjesshme shiu. E diela paraqitet pjesërisht me diell dhe vranësira, orët e vona të së dielës do të sjellin prezencë të reshjeve të shiut kryesisht në zonat malore. Nga e hëna dhe në vijim do të ketë një ulje temperaturash dhe prezence te reshjeve të shiut. I gjithë Marsi do të jetë me alternime të vranësirave dhe reshjeve, dhe ditëve me diell. Presim që të kemi një Mars me reshje, po pa probleme në aspektin e përmbytjeve”, u shpreh Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME