Categories Lajme

Dj Stone dhe Dj Miss Rose përlotin 22-vjeçarin në studio dhe i japin një premtim

Në studion e “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë e quajtur Rezi, 25 vjeç e cila ka rrëfyer se është martuar që 18 vjeç dhe fati i saj jo i mirë bëri që të kishte një burrë të pakuptueshëm, të dhunshëm dhe që e tradhtonte. Pasi u nda nga ai, mbështetjen e vetme që ajo kishte ishte e vëllait 22 vjeç, Gerit. Ai është përpjekur që të punojë shumë që të kujdesej për të dhe mbesën duke lënë kështu mënjanë ëndrrën e madhe për muzikën dhe profesionin e DJ.

Ardit Gjebrea: Cili është roli i Gerit në këtë histori?

Rezi: Unë u divorcova në 2016 në Shtator dhe nga ia moment, gjykata vendos një pension minimal për vajzën, ndërkohë që nuk është ekzekutuar as nga gjykata dhe as nga ish-bashkëshorti. Vajza është 5 vjeç dhe ai nuk e njeh fare, nuk e di se kë ka fëmijë. Unë kam punuar me shkëputje, por ka qenë Geri im vëlla që ka bërë rolin e babait, rolin e një mbështetësi të fortë për mua, si nga ana monetare dhe emocionale.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që Geri ka ditëlindjen nesër, ti ke një peng, cili është?

Rezi: Pengu im është t’i kërkoj falje sepse unë doja që dasma të bëhej në ditëlindjen e tij dhe derisa të jem gjallë nuk do mundem ta harroj dot këtë fakt. Dikur kjo datë kujtohej si ditëlindja e Gerit tani kujtohet dhe si dasma ime apo nuk dua ta pranoj.

Ardit Gjebrea: Geri ka keqardhje dhe nuk e feston ashtu siç duhet.

Rezi tregon se Gerit i ka pëlqyer shumë muzika, profesioni i Dj por për shkak të kushteve ekonomike, ku e ndihmonte dhe motrën nga ana monetare, nuk arriti që të vazhdonte ëndrrën e tij.

Pasi Rezi ka treguar historinë e jetës së saj, moderatori Ardit Gjebrea ka ftuar në studio Dj Miss Rose dhe Dj Stone për ta surprizuar Gerin. Kjo gjë e lumturoi shumë Rezin dhe pasi erdhi Geri në studio dhe i premtoi të motrës që do i qëndrojë gjithmonë pranë dhe do e mbështesë për çdo gjë, ai pa çiftin e njohur të Dj dhe në ato momente nuk i mban dot lotët. Miss Rose dhe Dj Stone i kanë premtuar Gerit se do e ndihmojnë të realizojë ëndrrën e tij dhe do e marrin me vete në çdo event që kanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME