Categories Lajme

Djali 32-vjeçar iu vra sot me breshëri në ish-Astir, nëna e mori vesh në market!

Të tjera detaje mesohen nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në Tiranë. Sipas deshmitareve, mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar në një market dhe ka b ërtitur e më pas i ka rënë të fikët. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve. Të dy vi ktimat e sotme në atentatin në Tiranë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.

Objektivi i atentatit duket se ka qenë Mihasi, edhe për arsyen se për viktimën tjetër Armand Dumani, 26-vjeç, nuk ka ndonjë precedent penal të regjistruar. 26-vjeçari Dumani ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, të cilin e kishte fqinj në zonën e Yrshekut në Tiranë, dhe nuk e ka menduar që ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit.

Erigers Mihasi, që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga pl umbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e k rimit. 32-vjeçari i v rarë njihet si mik i ish-policit të ek zekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016.

Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Ervis Martinajn dhe Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.

Shqiptarja ka mësuar se të dy viktimat ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte babi i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të ish sheshit ‘Shqiponja’. Ndërkohë që edhe policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe. /report tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME