Categories Lajme

Djali i pastrueses tregon se kujt i perket shuma 500 mijë Euro?

Djali i pastrueses, Rozeta Dobi, Havier Dobi, ka përforcuar akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave e arrestuar më 3 shkurt. Në dëshminë e tij i riu ka pohuar se shuma prej 500 mijë eurove i përket Klosit.

Havier Dobi, i ka qëndruar thënieve të nëns së tij në deklarimet e 3 shkurt, kur prokuroria lëshoi edhe urdhërin e arrestit ndaj ish zyrtarës për të cilën janë ngritur tre akuza. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar fakte e rrethana të reja për hetimin e kësaj çështjeje. Havieri ka thënë se mamaja e tij i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën.

Më tre shkurt mamaja e tij, Rozeta Dobi për 6 orë u pyet në Drejtorinë e Policiaë Tiranë. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.

Prokuroria thotë se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit. Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisëë dhe deklarimit të rremë. Ndërsa këte të hënë ish zyrtarja e lartë, Alda Klosi do dalë përpara Gjyktes së Apelit. Ajo ka kërkuar në apel ndryshim të masës së sigurisë atë të arrestit me burg, në një masë më të butë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME