Categories Bota, Lajme

Djali i saj vrau veten, këngëtarja shkon me kostum ngjyrë rozë në funeral (Arsyeja)

Këngëtarja Sinead O’Connor bëri homazhe për djalin e saj të ndjerë, ndërsa u pa e veshur me një kostum ngjyrë rozë, në funeralin e 17-vjeçarit të vetëvrarë para disa ditësh.

Shane u varros pas një ceremonie të ndjekur nga 50 persona, duke përfshirë babain e tij Donal Lunny, në varrezat dhe krematoriumin Newlands Cross në perëndim të Dublinit, shkruan DailyMail.

Sinead, e cila kishte veshur ngjyra të ndezura në përputhje me dëshirat e djalit të saj, shkroi në Tëitter menjëherë më pas duke thënë se kjo veshje e saj do t’i kishte pëlqyer djalit të saj.

Këngëtarja irlandeze, 55 vjeçe, shkroi: “Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur mortore. Shane do ta kishte dashur atë”.

Duke iu referuar shprehjes mantra që do të thotë ‘paqe’ që shfaqet në lutjet dhe shkrimet budiste, ajo vazhdoi: “Ai gjithmonë këndonte “Om. Shanti”.

Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali, në të cilin po monitorohej për vetëvrasje.

Ceremonia mortore erdhi përpara një shërbimi përkujtimor për adoleshentin që do të zhvillohet në Bray, Co Wicklow, sot në mbrëmje.

Sinead, e cila e ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Davitt në vitin 2018, shkroi javën e kaluar: “Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vetë drita e jetës sime, vendosi t’i japë fund luftës së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin”. “U prehtë në paqe dhe askush mos e pastë shembullin e tij. Foshnja ime. Të dua shumë. Shpresoj të jesh në parajsë”, shkroi artistja irlandeze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME