Categories Lajme

“Djalin e madh e shpëtoi nëna, i vogli iu iku nga duart”, humbi të birin, babai rrëfen momentet e tmerrit

Ishte sezoni i ullinjve, koha kur 43-vjeçari Servet Vata merrte rrugën për Greqi. Punonte edhe në Thumanë, por paratë që fitonte ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij. Një muaj më parë ai u nis sërish drejt Greqisë me shpresën se kur të kthehej në Thumanë do të festonte bashkë me nusen dhe 2 djemtë e tij vitin e ri. Por fati ishte shkruar ndryshe, 26 nëntori e ndau Servetin përgjithmonë nga djali 7-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar, e cila vdiq ndërsa kishte mbrojtur me trup nipin e saj, djalin tjetër të Servetit.

“Punova ca ditë, një muaj e ca dhe dëgjova këtë që ndodhi. në mëngjes u ngrita për punë dhe kur mori në telefon kështu ka ndodhur tragjedia, është shembur pallati. Mora në telefon të gjithë robt, më dilnin numrat e fikur të gjithë veç numri i nënës më doli një linjë, nuk përgjigjej njeri bjeri, bjeri dhe pastaj u përgjigjën nga morgu, e kishin çuar atje. Këtu punoj, 10 mijë lekë çfarë do bëj. Nuk kam ndenjur pa punë por nuk del asgjë. Nuk është e mjaftueshme. Edhe pleqtë kanë punuar, më kanë ndihmuar i kam ndihmuar, kemi ndihmuar njeri-tjetrin për me rrit ata fëmijë që prindërit e mi linin kokën për ata fëmijë. Nëna e ka shpëtuar djalin e madh, e ka mbrojtur, e ka dhënë jetën. Edhe unë të isha, të ikja unë veç fëmija të shpëtonte”, thotë babai që ka humbur të birin dhe nënën.

43-vjeçari kujton mes lotësh telefonatën e fundit me djalin 7-vjeçar, të cilin e kishte marrë malli dhe kërkonte të atin afër vetes.

“Në orën 11 të darkës kam folur me ta, fola me nusen e me të gjithë. Me djalin fola, e puthja me anë të kamerës. Ishte mërzitur shumë. Nuk shkëputej nga unë, mërzitej shumë i thosha dhe një muaj e do vijë babi. Ai priste me padurim, thoshte është shumë një muaj. Kjo që ndodhi është shumë tragjike. Nuk e meritonin të vdisnin kështu. Shtëpitë ishin të vjetra. Dhe në korrik ishte e tmerrshme. Një muaj fjetën njerëzit jashtë. ishte verë, tani që i kapi i ftohti hajt të futemi brenda e të dalë ku të dalë”, thotë mes lotësh Serveti.

Banesa e Servet Vatës sot janë dyert e spitalit, aty ku qëndron ditë e natë pranë nuses dhe djalit të madh. Serveti fajëson veten se natën duke u gdhirë 26 nëntori nuk ishte pranë familjes së tij.

“Shtëpia ime është spitali që kur kam ardhur nga Greqia. Natën ikja në Thumanë deri në 1 të natës kur bëheshin punimet, që ishin duke kërkuar për viktimat. Pastaj vija këtu tek spitali, në mëngjes ikja prapë. Në Lezhë, ku të shkoj. Nuk kanë ku të më çojnë se kam të sëmurët këtu. Që me datë 26 në karrige. Fajtor që nuk kam qenë tek shtëpia. Do i mbaja afër. O do dilnim nga banesa krejt ose do rrija në shtëpinë time. Nuk do shkoja në banesën e askujt. Këta kanë qenë në kat të parë. Kanë dalë në 3 të natës kur ka rënë tërmeti i parë dhe kanë shkuar jashtë. Çuni i madh është trembur, ka pasur shumë frikë nga tërmeti, i dilte gjumi shpesh dhe në gjumë u dridhte, ka pasur shumë frikë. Këta kanë dalë jashtë, ka qenë shumë ftohtë iu ka thënë komshia hajdeni këtu në kat të parë dhe në qoftë se bie tërmet e kemi më afër, dalim më shpejt. Kur ka rënë tërmet ato kanë qenë aty, nuk e di se si. Janë turrur nëna, nusja dhe dy kalamajtë me dalë nga dera e ballkonit. Çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori. Nëna ka mbajtur çunin e madh, çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori që nuk kishte shpresa. Ato kanë qenë në të dalë, nuk u ka rënë gjithë pallati sipër”, tregoi babai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME