Categories Lajme

“Do bëj për Durrësin atë që kam bërë për Vlorën”/ Qytet me asetet më të mëdha që ka ky vend

Kryeministri Rama deklaroi sot se, “dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën, jo se është qyteti ku kam rrënjët (një pjesë të rrënjëve) por sepse Durrësi është një nga asetet më të mëdha që ka ky vend”. I renditur i teti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës dhe atë të Durrësit, Rama shprehu bindjen se, “objektivi bazë do të realizohet, unë nuk flas me nëse kështu, nëse ashtu”. “Objektivi bazë do realizohet. Dilema e shumëkujt është: ku do rrish, në Vlorë apo në Durrës? Unë do rri aty ku do më duan më shumë. Tani njerëzit e nënës janë në Vlorë, njerëzit e babës janë në Durrës, do jetë garë mes tyre kush më do më shumë, do më ketë aty më shumë.

Natyrisht unë do të jem dhe jam i të gjithëve për shkak të detyrës, por dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën, jo se është qyteti ku kam rrënjët (një pjesë të rrënjëve), por sepse Durrësi është një nga asetet më të mëdha që ka ky vend. Është bërë shumë në Durrës, pavarësisht se çfarë thonë, por tani ka ardhur koha për ta çuar në një fazë të re dhe Durrësi potencialin për të ndikuar në ekonominë e vendit e ka dhe më të madh se Vlora, për shkak se është shumë më kompleks se Vlora, dhe unë dua ta bëj këtë gjë. Pastaj të shohim kush do më dojë më shumë për të lënë njërin nga vendet, kurse për objektivin bazë besoj se nuk do dalë kjo pyetje, po doli do e trajtojmë kur të dalë, unë s’e kam problem”, theksoi Rama.

Sa i përket renditjes së kandidatëve në lista, Rama tha se, “qëllimi ka qenë të kemi për çdo qark më shumë lojtarë sesa pozicione, në mënyrë që të bëjmë një përzgjedhje sa më të mirë. Besoj kemi pasur më shumë lojtarë se pozicione, kemi bërë përzgjedhje besoj të mirë. U kemi dhënë shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin një parti që nuk është ajo që ishte në 2017, është e njëjta, por e ripërtërirë, pra është e njëjta skuadër, por e ripërtërirë, edhe shqiptarët le ta vendosin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME