Categories Lajme

“Do e pësojnë si ai i Elbasanit”/ Xhelal Mziu procedohet penalisht nga policia

Policia e Dibrës ka ngritur një procedim penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu. Ky procedim është ngritur ndaj Mziut për veprën penale për thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës.

“Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.” – njofton policia.

Policia e Shtetit ka theksuar edhe një herë se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit.

Lidhur më këtë çështje policia do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cenuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Ndërkohë, Vetë Mziu ka kërkuar falje për deklaratat e tij duke thënë se deklarata ka qenë për shkak të emocioneve të momentit ndërsa thekson se është kundër dhunës. “Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, – shkruan Mziu. Thirrjet e Mziu erdhën pas ngjarjes së Elbasanit ku mbeti i vrarë Prejin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME