Categories Lajme

Do takohet në Ohër me Ramën dhe Zaev, Vuçiç: Jam entuziast për Shengenin Ballkanik

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian. Presidenti serb Vuçiç tha se është e rëndësishme për të që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë iniciativën për krijimin e Shengenit ballkanik dhe takimin e radhës që mbahet këtë fundjavë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

“Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon”.

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian.

Koha raportoi se tre liderët do të takohen në Ohër për të konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik, që u nënshkruar në Novi Sad ditë më parë. Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie të dëshiruar nga Serbia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME