Categories Lajme

Do të heq magjinë”, nisin hetimet për Nikollë Dodën që pretendonte se shëronte gratë duke i lënë me barrë

ë martën, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi pamjet e kamerave të fshehta të Nikollë Dodës, që pretendon se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh problemet e njerëzve.Por në këto pamje u pa se si Nikollë Doda nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prekte gratë në pjesët intime dhe u thoshte se “do t’i linte me barrë”.

Pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmime të emisionit Stop dhe nisi hetimet për Nikollë Dodën.

Një grua re me probleme shëndetësore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë.

Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjente. Në një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë se do t’i hiqte magjinë. Nikolla i tha gruas që të shkonte të dielën se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat./STOP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME