Categories Lajme

“Do t’u kryqëzoj, do jetë skenë tmerri”, arrestohet shqiptari që kërcënoi policët në Nju Jork (Mesazhet terroriste në Facebook)

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasje oficerët përpara Paradës së Shën Patrikut në Yonkers të Nju Jorkut. Bëhet fjalë për shtetasin Ridon Kola, 32 vjeç  i cili akuzohet se ka kanosur me vdekje efektivët dhe kryebashkiakun e pranishëm në paradë.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju bëjnë të frikësoheni, ” tha kryebashkiaku Mike Spano.

Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS-in dhe ekstremizmin radikal islamik.

FBI thotë se ai i dërgoi një mesazh direkt Departamentit të Policisë së Yonkers, ku thuhej: “Unë do të kaloj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Akbarr.”

32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Ai është marrë në pyetje edhe nga autoritetet në të kaluarën për këto mesazhe. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit e FBI-së dhe NYPD e vunë atë në pranga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME