Categories Lajme

Donacion për familjen e kampionit të boksit vlonjat Klevis Celaj

Donacion për familjen e kampionit të boksit vlonjat Klevis Celaj. Kandidatët e partisë socialdemokrate në Vlorë Namik Jahaj dhe Albana Curo, por edhe përfaqesues të forumit rinor të partis socialdemokrate Vlorë, në ndihmë të familjes së Boksierit vlonjat. Në kushte mjaft të vështira ekonomike, por dhe me prindër në gjendje të rënduar shëndetsore, kampionit të boksit vlonjat KLevis Celaj, dhe familjes së tij, u ka ardhur në ndihmë partia socialdemokrate Vlorë, kjo edhe falë ndihmës dhe kontributit edhe të kryetarit të kësaj force politike Tom Doshi, i cili ishte I pranishëm pak ditë më parë në Vlorë, në prezantimin e kandidatëve për deputet, por edhe në një takim të përzemërt me boksierin vlonjat Klevis Celaj.

Lënë mënjane situatën politike, apo fushatën elektorale, dy kandidatët I kanë dhuruar një ndihmë me ushqime familjes Cela, por edhe një donacion, me një shume të hollash , falë edhe vëmendjes që tregon edhe kjo parti për familjet në nevojë, por edhe dashamirësisë dhe vëmendjes që tregon edhe kryetari I partisë social demokrate Tom Doshi. Te të dy kandidatët për deputet të partis social demokrate në Vlorë, numri 1 dhe 2 në liste, Namik Jahaj dhe Albana Curo kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre dhe solidaritetin ndaj boksierit vlonjat dhe familjes së tij, por edhe ndaj të gjitha familjeve shqiptare dhe atyre vlonjate që sot jetojne në kushte mjaft të vështira ekonomike për tu ardhur në ndihmë.

Programi I kësaj force politike ka në qendër qytetarin dhe zbatuar politika që sot, nesër e kurdoherë do të jenë në ndihmë të të gjitha familjeve vlonjate. Ndihma në ushqime, një shumë e konsiderueshme të hollash, por jo vetem. Kompania e mirënjohur Brunes falë edhe mbështetjes së dy kandidateve ka vendosur tashmë rikonstruksionin e banesës së familjes së boksierit vlonjat. Një ndihmë modeste, por shumë kuptimplotë ndaj një kampioni të boksit vlonjat, por mbi të gjitha duke treguar se përtej fushates elektorale, të dy kandidatët për deputet,por edhe kreu I kësaj force politike kanë treguar se do të vijojn të tregojnë se janë pranë qytetarit dhe me qytetarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME