Categories Lajme

Dosja “Ahmetaj”, priten të tjera urdhëra për arrestime nga SPAK

Fati i ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj do të vendoset nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza pas marrjes në dorë të kërkesës së SPAK për urdhër-arrest dhe kontroll banese dhe personal, kanë 48 orë kohë për të vendosur.

Gjyqtari Erjon Bani ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Burime bëjnë me dije se në kërkesën që SPAK i ka drejtuar gjykatës ka edhe emra të tjerë, ndaj të cilëve mund të caktohet masë sigurimi. Po ashtu edhe kontolle në objekte të tjera përveç atyre që janë në emer të Arben Ahmetajt.

Nëse Gjykata e Posaçme do të miratojë kërkesën e SPAK, kontrolli pronave të Arben Ahmetajt do të kryhet në prani të të afërmve të tij, duke qene se avokatët kanë konfirmuar që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri por është larguar në Angli dhe ndodhet me familjen.

Ligji parashikon se mund të jenë dhe avokatët të cilët janë zgjedhur me prokurë të posaçme nga ish-zëvëndëskryeministri.

Ndërsa në rastin më të keq nëse askush nuk paraqitet, hetuesit nuk mund të bëjnë kontrolle në objekt dhe ai ose ruhet me polici ose i vendoset shiriti.

Nëse gjykata cakton për Ahmetajn masë sigurimi shtrënguese, fillimisht do të kryhen kontrolle në vendin tonë. Policia duhet t’i përcjellë SPAK shkresën që i komunikon që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe me pas shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Shqipëria dhe Anglia kanë marrvëshje ekstradimesh. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Arben Ahmetajt tre akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe deklarim i rremë dhe fshehje e pasurisë.

Sipas SPAK, ish-zv/kryeministri ka marrë përfitime të drejtpërdrejta e të tërthorta për koncesionet e 3 inceneratorëve, nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME