Categories Lajme

Dosja ‘CEZ’, Kuvendi kërkon informacion te Prokuroria: Në ç’fazë janë hetimet?

Kuvendi kërkon të dijë nga Prokuroria se në cilën fazë janë hetimet për dosjen ‘CEZ’. Kjo dosje u rikthye për hetim në Prokurori me vendim të gjykatës.  Kërkesa është bërë nga ana e  Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj,  për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” thuhet në kërkesën e Kuvendit.

Gjykata venosi zgjatjen e hetimet për dosjen ‘CEZ’, me qëllim marrjen në pyetje të Nue Kalajt, i dyshuar si ndërmjetësi mes palës shqiptare dhe çekëve për privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME