Categories Lajme

Dosje e re për Ervis Martinaj, i shumëkërkuari akuzohet për kanosjen e një banori në 2021

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojrave të fatit i cili prej datës 8 gusht 2022, nuk ka asnjë të dhënë rreth misterit, nëse është gjallë apo ka vdekur, rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Laçit.

Çështja penale kundër tij është rregjistruar në gjykatën e Kurbinit për akuzën e “Kanosjes” kryer në bashkëpunim, pasi biznesmeni së bashku e Nikolin Nikën, dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një banorë të zonës.

“Ora News” mëson se megjithëse është e njëjta prokurori që po heton çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Martinaj, kjo gjë nuk i ka penguar prokurorët e Laçit, të marrin të pandehur biznesmenin për një çështje tjetër kriminale, të ndodhur në 2 tetor 2021 në Fushë-Kuqe.

Sipas dosjes hetimore pikërisht në këtë datë Ervis Martinaj së bashku me mikun e tij, Nikolin Nika, kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një 63-vjeçar të quajtur Nikoll Buna.

Denoncimi është bërë nga ky i fundit, por nuk ka dhënë shpjegim se pse është goditur dhe kanosur me jetë, nga Martinaj e miku i tij, Nikolin Nika.

Dyshimet policore flasin për një makinë të vjedhur në Fushë-Kuqe, dhe besohet se kjo ka qënë shkaku i këtij konflikti.

Nikoll Buna, ka treguar se është dhunuar dhe kanosur me armë, por prezenca e armës nuk është provuar nga ana e prokurorisë dhe komisariatit të Laçit.

Komunikimi i akuzës së “Kanosjes” i është bërë në mungesë Martinaj dhe Nikolin Nikës në datën 28 shtator 2022.

Pikërisht në këtë datë, prokuroria ka çuar në banesat e dy të pandehurve komunikimin zyrtar të akuzës.

Edhe miku i tij, Nikolin Nika, nuk ndodhet në Shqipëri pasi nga kërkimet e kryera rezulton se ndodhet jashtë shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinaj, tashmë dihet nga të gjitha strukturat inteligjente në Shqipëri, të cilat janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, për të mësuar të vërtetën e humbjes së kontakteve me familjarët dhe miqtë e tij të afërt.

Por pavarësisht se ndaj Martinaj, nuk është gjendur asnjë e dhënë, sërisht ai vijon të ndiqet penalisht nga prokuroria e posaçme SPAK dhe prokuroria e Kurbinit, duke mos ju pushuar asnjë dosje penale.

Martinaj, humbi kontaktet në 8 Gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë.

Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit,kanë vijuar hetimet por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rrezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë vetëm pak ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit në fillim të muajin shtator 2022, vendosi të arrestojë punonjësin e operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME