Categories Lajme

Drejtoresha e Arsimit zbulon kur do të trajnohen mësuesit (Tregon datën e shpërndarjes së librave)

Drejtoresha e Arsimit në MASR, Zamira Gjini ka folur për tre skenarët që ka përgatitur Ministria e Arsimit për rihapjen e shkollave më 14 Shtator për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve në një kohë pandemie. Një prej skenarëve thotë se mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle. Ndërsa mësuesit do arrijnë të kuptojnë si të zhvillojnë mësimin online sapo të rikthehen në shkolla dhe të trajnohen për mësimdhënie virtuale.

“Mësuesit kanë qenë me pushime dhe javën që vjen kthehen në shkolla. Meqë kemi vendosur datën 14 Shtator për hapjen e shkollave de mësuesit do të jenë duke zhvilluar mësimin. Krahas tyre do të kenë edhe trajnimin e planifikuar për mësimin online nëpërmjet platformave digjitale.

Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë, nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe mësuesit, qofshtë shkolla shtetërore apo private se lidhen ngushtë mer siguritë e nxënësve në shkollë që është një nga sfidat tona. Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit ti mësojnë fëmijët për zbatimin e masave rigoroze”, u shpreh Gjini në një intervistë për Fax News.

Sa i përket librave falas, shprehet se janë disa kategori që do të përfitojnë, ndërsa i bën thirrje prindërve që duan ti blejnë, të kujdesen për të zbatuar rregullat e distancimit. “E kemi merak dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me botuesit që të shpërndajnë tekste para datës 31 gusht, sidomos në librari. Kanë raportuar se janë shpërndarë tekstet dhe nga 31 gusht, libraritë do jenë gati dhe prindërit mund të shkojnë ti blejnë, prandaj i lutem që mos ta lënë për ditën e fundit në zbatim të kushteve të distancimit”, tha Gjini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME