Categories Lajme

Drejtuar Atyre që janë betuar të mos bëjnë dëm në shëndet e të shërbejnë me të gjithë forcat e tyre në të mirë të njerëzimit…..

Drejtuar Atyre qe jane betuar te mos bejne dem ne shendet e te sherbejne me te gjithe forcat e tyre ne te mire te njerezimit….. ” Albert Einstein ka thene, nuk ka nevoje te therrasim djallin kur shohim monstruozitete, njeriu i vetem eshte i afte per te gjitha te keqijat”

Ka disa dite qe shohim deklarata te ndryshme ne rrjet dhe ne masmedia nga ana e bluzave te bardha, madje kane shkuar larg duke bere postime deri ne kercenime ne lidhje me ardhjen e shtatorit dhe qenien ne duart e tyre , ne qytetaret, populli , ne qe kemi nevoje per sherbim mjekesor.

Qe mjeket kane nevoje per me teper mbeshtetje , permiresim te kushteve te punes dhe te situates se tyre profesionale e personale si profesioniste nuk e vendos njeri ne dyshim sepse kjo eshte e dukshme , nga ana tjeter ne cdo lloj aspekti permiresimi nuk ka fund dhe nuk jemi i vetmi vend me probleme ne shume sektore.

Ama eshte per te ardhur keq qe jemi i vetmi vend ne gjithe ballkanin e absolutisht ne te gjithe europen qe shfaqim mungese te thelle etike te punes dhe formimi njerezor. Dashuria per njeriun nuk eshte fenomen kulturor eshte fenomen njerezor dhe nuk e kemi kuptuar ende ne cfare viti na e ka zhveshur dhe ende hallakatemi pa kthim ne rruge te erreta te shfaqjeve me te ulta te karakterit.

Ne cdo lloj shoqerie deklaratat per legjitimim te bakshisheve jane te papranueshme, absurde dhe jashte cdo lloj konteksti, ketu nuk flet njeri per kete pjese.

Ne cdo lloj shoqerie asnje porfesionist i mjekesise nuk do te ishte me pjese e urdherit te mjekut apo infermierit ne mometin qe shpreh publikisht kercenime dhe fyerje i veshur me bluzen e infermierit apo mjekut.

Ketu jo , ketu nuk i masim fjalet , dhe shoqeria jone nuk reagon ndaj tyre. Valle e kuptoni sa e rende eshte te thuash eshte faji i qytetarit qe ti je i korruptuar, kerkon leke, apo justifikon paligjshmerine e kolegeve ne lidhje me falsifikim apo shkelje te ligjit per nje situate globale.

E dini cdo te thote ?

Bota u ndal nen thundrat e virusit, mijera njerez humben jeten, mijera prej nesh humben njerez te dashur dhe te gjitha shoqerite mbare botes ndalen frymen per dy vite, e ne cfare bejme? Trafikojme me jeten? Justifikojme paligjshmerine? Mendojme per fitimet ne dem te shendetit te mbare qytetareve?

A kuptoni sa e rende eshte ajo qe deklaroni ?

Kerkoni ligjerim te bakshishit? Nuk mund te jeni serioze, kjo nuk mund te jete reale…. Nje tjeter kercenon ? Do vij shtatori ? E tmerrshme , e si mund te besoj nje njeri te mjeku ? Infermieri ? E si mund ti thuash vetes hero pas kesaj?

Eshte e dhimbshme dhe eshte e papranueshme qe te jene ne sherbim te shendetit njerez te frustruar, te zbrazur nga njerezilleku, nga humanizmi dhe plot me mllef drejt jetes, drejt te mires qe kane zgjedhur ti sherbejne.

Shoqeria jone duhet te reagoje ne lidhje me keto ngjarje, askush qe nuk e sheh si nje mision jete nuk dueht te jete pjese e nje strukture shendetesore, askush qe nuk e ka thirrje te brendshme nuk duhet te marri mundimin te veshi ate bluze vetem sepse do te marri rrogen.

Eshte e papranueshme te na mungoje ende pas tridhjete vitesh dashuria per te miren, te drejten , per jeten, per njeriun sepse do te thote qe nuk i paskemi patur kurre , kemi patur vetem frike nga nje force me e madhe dhe nuk kemi asgje fisnike e te shenjte brenda nesh…. nuk mund te kete koment e as fjali qe tregon gravitetin e asaj qe sot po shperndahet si deklarate ne favor te te drejtave te dikujt duke shkelur cdo norme etike, njerezore , profesionale , duke shkelur mbi shendetin dhe jeten. Kjo nuk eshte , nuk mund te jete dhe nuk duhet konsideruar kurre si nje gje normale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME