Categories Lajme

Droga në mishin e pulave nga Brazili, flasin dy të arrestuarit: S’kemi asnjë lidhje me lëndën e kapur, porositë i bëjmë online

Dy të arrestuarit që janë vënë në pranga për 45.5 kg kokainë që u sekuestrua nga Porti i Durrësit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike.

Administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi thotë ai ka porositur mish pule duke shtuar se të gjitha veprimet bëhen online.

Ai ka theksuar se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner.

“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner.”

Kurse, agjenti doganor Egert Vargu është shprehur se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi ndërsa ka theksuar se nuk merret me kontrollin e kontejnerëve. “Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME