Categories Lajme

“Dua lekët e makinës, u dogj në garazh”, banori i Yzberishtit nxehet keq: E kam blerë me gjak, pronari të më japë hyrje 25 mijë euro (VIDEO)

Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikësja nuk mundi ti ndihmonte se nuk kishte mjete. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen, pasi në pallat nuk ka funksionuar sistemi i alarmit dhe as kamera sigurie.

Nëse nuk dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga zjarri ato paralajmërojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi. “Nuk ka as sistem alarmi, as kamera. Nuk funksionojnë as zjarrfikësja asgjë. As me shtet. Du lekët e makinës time. Mua më është djegur makina. Aty është djegur në garazh. Kamerat nuk funksionojnë. Pronari është ne Gjermani. Nëse nuk bëjmë vetëgjyqësi, ne nuk dim ti zgjidhim në mënyrë tjetër, nëse shteti nuk i zgjidh. Do bëjmë vetëgjyqësi. Nuk di çfarë të them. Njerëzit janë të tromaksur.”– shprehet një nga banorët.

Banorët shprehen se kanë pritur në ballkon për rreth një orë, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte as litar për ti ndihmuar që zbrisnin nga ballkoni. “Zbritëm me litar. Një orë po prisnim në ballkon. Mbas një ore erdhi zjarrfikësja. Kam qenë në kat të dytë. Zjarrfikësja nuk kishte shkallë. U tmerrua çuni. U helmuan, një orë e gjysmë rrinim në ballkon. Makinën e kam të çunit ka ardhur e ka sjellë makinën dhe ka rënë në gjumë. Makina ishte bërë sterr. Pronari të japë dëmin, ose do bëjmë vetëgjyqësi. E kam blerë me gjak makinën. Të përgjigjen për dëmet. 25 mijë euro makinën. Të më japë pronari hyrjen. Të vijë shteti këtu. Nuk ka punuar asnjëherë. Dhjetë metra litar nuk kishin. Se mos ka emër pronari, Stefan e ka emrin.”– u shprehën banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME