Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës. Disa makina janë përplasur pa ardhur ende tek QTU-ja, duke sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve. Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në një distancë prej 1 kilometër nga njëri-tjetri. Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Si shkak i aksidenteve janë bërë rradhë të gjata trafiku, pasi shumë pushues kthehen dhe nga plazhi.
Categories
Lajme