Categories Lajme

Dy kompani paraqesin interes për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës/Rama: Nisim menjëherë me Sarandën

Dy kompani kanë paraqitur interes për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Gara për paraqitjen e ofertave për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është mbyllur pak ditë më parë dhe kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot nga Saranda se kanë paraqitur interes dy kompani. Nëse nga Komisioni i shqyrtimit të ofertave rezulton se një nga ofertuesit përmbush kriteret për tu përzgjedhur, kryeministri deklaroi se menjëherë pas Vlorës ne do të hapim procedurën për aeroportin e Sarandës.

Kryeministri u shpreh se për këtë aeroport është gati projekti. “Me sa duket do të kemi fitues për Vlorën, pasi janë paraqitur dy kompani dhe në momentin që do të kontraktojmë aeroportin e Vlorës do të hapim procedurën për aeroportin e Sarandës”, deklaroi Rama.

Gara për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës u hap fillimisht më 19 dhjetor 2019 dhe fituesi do të shpallej në mars, një proces që u bllokua për shkak të pandemisë COVID-19. Në kushte të tilla, Ministria e Infrastrukturës vendosi të rihapë sërish ankandin ndërkombëtar në nëntor të vitit të kaluar, duke përcaktuar 14 dhjetorin si afatin për shpalljen e fituesit. Por, një ankimim pranë Komisionit të Prokurimit Publik solli vonesa të tjera në finalizimin e garës. Pas Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit dhe hapjes së atij të Kukësit në fillim të pranverës së këtij viti, Aeroporti i Vlorës bëhet aeroporti i tretë në vend që mund të nisë operimin. Aeroporti i Sarandës është një aeroport sezonal i cili do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme gjatë periudhës turistike nga prilli në tetor. Do të jetë i njëjti koncept me atë që ka sot Korfuzi. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME