Categories Lajme

Dyshohet për pastrim parash, arrestohet ish-zyrtarja Alda Klosi

JavaNews raporton se Alda Klosi është vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje.

Sipas të njëjtave burime, ish-zyrtarja është arrestuar nën dyshimin e pastrimit të parave.

Kujtojmë se në shtëpinë e Klosit, sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin Havier Dobi grabitën 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë. Nga kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, policia gjeti po ashtu edhe një shumë prej mbi 400 mijë eurosh të tjera, të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit. Megjithatë kjo e fundit e ka mohuar.

Ish-zyrtarja po ashtu ka deklaruar se 120 mijë eurot e grabitura në shtëpinë e saj ishin të xhaxhait që jetonte në Amerikë.

Sipas burimeve, Prokuroria ka kryer hetime intensive për të zbuluar origjinën e parave. Ka informacione se pastruesja Dobi është marrë në pyetje ditët e fundit nga ana e prokurorëve dhe ka pranuar se ka parë para në disa prej shtëpive ku ka kryer aktivitetin e saj si pastruese. Mbetet për t’u sqaruar roli që ka pasur Alda Klosi dhe pse është lëshuar urdhri i arrestit nga ana e prokurorisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME