Lajme

Dyshohet se kërcënonte dhe dhunonte gruan, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Një 37-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Il giornale di Vicenza shkruan se i riu shqiptar Besnik Rreshka është dënuar me dy vite burg pasi ka ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Mësohet se dhuna shqiptari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për rreth 5 muaj, përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar.

“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj.

Ajo tha se ai e dhunonte pa arsye, ose për xhelozi dhe se pse kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close