Categories Lajme

Dyshohet se shiste kokainë, arrestohet 34-vjeçarja tek “Komuna e Parisit”

Një 34-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, e cila dyshohet se shiste kokainë në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Komuna 2” u vu në pranga shtetasi me iniciale D. B., e cila pasi e paketonte lëndën narkotike në doza e shiste në zonën e “Komunës së Parisit”.

“Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje”, thotë policia.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME