Categories Lajme

Dyshohet se tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet 38-vjeçari

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar që dyshohet se tentoi të vriste fqinjin e tij me sëpatë për motive pronësie.

38 vjeçari me iniciale E. Sh., banues në Pogradec, dyshohet se pasditen e së enjtes pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sëpatë fqinjin e tij, 61 vjeçarin me iniciale K. H., banues në Pogradec.

Ky i fundit aktualisht po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë në momentin e arrestimit i gjetën 38-vjeçarit gjatë kontrollit fizik, një thikë, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë) fqinjin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër mjet prerës (thikë) që iu gjet me vete 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së informacionit për një konflikt midis 2 fqinjëve, në lagjen nr. 5, kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME