Categories Lajme

E frikshme/ Pallati zhytet 70 cm, flasin banorët në Durrës: Lokali në kat të parë preku strukturën e nderteses

Sot në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut tërmeti i 26 nëntorit, ku u tregua nje rast i paprecedentë në qytetin bregdetar.

Në Durres banorët rre zikojnë jetën pasi pallati ku ata banojnë është zhytur 70 centimetër. Banori i pallatit, Bashkim Gjika, tregoi se ekspertiza e bërë nga bashkia e Durrësit doli në përfundimin se duhej që të riparohej.

“Por ekspertiza e Prokurorisë e nxori atë të pabanuar dhe se duhej që të prishej”, shtoi ai. Bashkimi tregoi gjithashtu se banorët kanë përfituar vetëm 4 muaj bonus qiraje nga bashkia dhe më pas banorët janë rikthyer sërish në pallat.

“Disa nuk kanë para që të marrin shpi me qira, nga 48 familje që jetonin këtu, tani janë 15-16 familje që janë rikthyer. Unë nuk jetoj këtu, pasi është e frikshme që ta shohësh, por ka të tjerë që nuk kanë mundësi të tjera”, tha Bashkimi.

Ndërkohë avokati që ka ne dore këtë çështje, u shpreh se ky është problem qe para tërmetit. “Është çështje e vjetër, pasi lokali në kat të parë ka prekur strukturën mbajtëse të gjithë ndërtesës. Pas tërmetit u fut edhe procesi i azhurnimit, për të kuptuar se sa i dëmtuar është pallati. Pallati është i pa riparueshëm, rrezikon jetën e banorëve dhe është e rrez ikshme edhe për ndërtesat pranë”, tha avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME