Categories Lajme

E ftuar nga Rama, Giorgia Meloni viziton nesër Vlorën

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë nesër Vlorën. Sipas një informacioni paraprak, thuhet se ajo mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”.

Pyetjes a është Giorgia trashëgimtare e Berluskonit, Rama iu përgjigj se: “Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME