Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka p ërplasur për v dekje një këmbësore. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe moshën e v iktimës.
Categories
Lajme