Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Mamurras-Thumanë. Për pasojë, i p lagosur ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit, ndërsa mësohet se është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.