Categories Lajme

E FUNDIT/ Rinas, kapen dy të shumëkërkuarit

Autoritetet në aeroportin e Rinasit kanë arrestuar ditën e sotme në bashkëpunim me Interpol Tiranën dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë shtetasi Klajdi Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge dhe ka qenë më parë i arrestuar në Gjermani, ndërsa këtë herë do ekstradohet drejt Italisë. I arrestuari tjetër është shtetasi i identifikuar si Sali Alushi i cili është shpallur në kërkim nga gjykata e Elbasanit për shkak se në vitin 2011 është kapur duke shitur heroinë, ndërsa në vitin 2014 është dënuar me 7 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Vijojnë kontrollet e shtuara në bashkëpunim me Interpol Tiranën për kapjen e personave në kërkim.

Vihen në pranga dy shtetas të kërkuar. Arrestohet në Rinas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.Në pranga dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me mbi 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor i shitjes së një sasie heroine, në vitin 2011, në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë intensifikuar punën me qëllim kryerjen e intervistimeve të thelluara dhe verifikimit të detajuar të dokumentaveve të personave të dyshuar që kthehen në Shqipëri nga vende të ndryshme të BE-së.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara dhe verifikimeve të kryera, në bashkëpunim me DVP Tiranë e Elbasan, janë evidentuar e ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-K. Ç. (C)., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh.
Ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

-Sali Allushi, 59 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME