Categories Lajme

E mbani mend Ketin e TVSH-së, prezantuesja: Vijnë të rinjtë e thonë do ndryshojmë ekranin…

Ketrin Gjoca këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku biseduen për momentet e saj televizive më pikante siç kanë qenë programet për fëmijë apo edhe aktrimi në filma të ndryshëm. Në program u fol për mungesën e saj në ekran, vendim që mesa duket nuk është I saj. Por a ka pasiguri jeta në ekran, sidomos për prezantuesit? Ndër të tjera Ermali e pyet: ‘Çfarë mund të bëj dikush pas 40-ave, nëse promovohen vetëm të rinjtë? A nuk është e dhimbshme që ti të jesh prapa kamerave të TVSH?’

Keti nuk vonoi shumë e tha: “Do na marrin inat tani, por çfarë të them kjo është e vërteta. Problemi është i drejtuesve, nuk e ka fajin kjo tavolina, ekrani, apo ai kameramani i shkëlqyer që ke aty përballë. Vijnë me njerëz nga mbrapa e thonë ç’na duhen të vjetrit”.

Në këtë moment ndërhyn sërish Ermali duke i thënë “të kanë thënë ti nuk shet, pasi biznesi dhe Instagrami ka prishur gjithë këtë balancë”. Ketrin shtoi se drejtuesit që vijnë, vijnë me disa njerëz nga pas që nuk i lënë rehat. Madje ajo shtoi senë vendin tonë ekzisnton një koncept jo i mirë për figurat që janë ikonë në ekranin shqiptar.

“Mbetën këto me Ketrin, mbetën këto me Silvën. Një koncept, jo mbrapsht… por s’di si ta them se nuk ekziston kjo në asnjë vend të botës. Vijnë me idenë që ne do ndryshojmë ekranin dhe mendojnë se ndryshimi i ekranit ndodh me ndryshimin e figurave”. Ajo shprehu se dëshiron shumë të jetë në ekran por mbetet të presim vendimarrjet brenda institucionit publik./abcnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME