Categories Lajme

E “mori në qafë” shoku? Kush është 26-vjeçari shqiptari që humbi jetën për t’iu arratisur policisë

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e 26-vjeçarit shqiptar i cili ndërroi jetë më 7 Qershor si pasojë e një aksidenti. Redon Abazi tentoi që t’i arratisej policisë me makinë. Por në një kthesë ai humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Për pasojë, Abazi ndërroi jetë menjëherë. I plagosuri mbeti shoku i tij, pasagjer në makinë, i identifikuar Behar Roshi. Ky është një 31-vjeçar që duhej të kryente një dënim me 4 vjet e 2 muaj burg. Prandaj mediat italiane shkruajnë se ky mund të jetë shkaku i aksidentit që përfundoi në një tragjedi të vërtetë.

31-vjeçari Roshi pasi doli makina nga rruga u përpoq të arratisej pavarësisht se ishte i lënduar. Megjithatë ai vu në pranga pak më vonë nga autoritetet. Në momentin e arrestimit, Roshi ka bërë rezistencë dhe dyshohet se ka sulmuar karabinierët duke u shkaktuar atyre lëndime të konsiderueshme.

Gjatë seancës gjyqësore, Roshit iu komunikua edhe urdhri me burg 4 vjet e 2 muaj, për dënimet të vjetra. Bëhet fjalë për një tjetër rezistencë ndaj zyrtarëve publik, por edhe shkelje të rregullave të emigracionit. Shqiptari ka sqaruar se nuk e drejtonte ai automjetin, por arsye për arratisjen nuk dha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME