Categories Lajme

Zbardhet dëshmia tronditëse

Tronditës është rrëfimi i Klodian Çalamanit para hetuesve, pas vrasjes mizore të vogëlushit Mateo Vasiu. Raportohet se vrasja është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje. Mateo kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin, i cili i kishte dhënë edhe lekët. Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të. Pasi ka parë kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos. Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës. Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani. Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e vrasësit të 8-vjeçarit, i cili ka thënë se vrasjen e kishte kryer pasi fëmija e kishte sharë, duke e akuzuar, më pas se i kishte ngacmuar nënën e tij. Dëshminë Çalamani e ka dhënë në prani të një avokati mbrojtës duke treguar se:

Banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, njëkatëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ia di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: “…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them: “…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës, e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh.

Mbasi e pashë që fëmija kishte vdekur, e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa, e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirrja prej saj, ia hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova duke e mbuluar fëmijën, qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”. Një detaj tjetër tronditës është se autori edhe pse kishte kryer krimin, kishte bërë të paditurin duke i pyetur disa herë nëse e kishin gjetur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME