Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Tiranë. Policia njofton se e reja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë: Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.