Categories Lajme

E reja shqiptare humb jetën nga i shoqi

Një 23 vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në SHBA për shkak të bashkëshortit të saj. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të nënës së një foshnje 11 muajshe e japin familjarët e Elena Alinjit, të cilët kërkojnë ndihmë dhe donacione për të sjellë trupin e saj në Shqipëri.

Njoftimi i familjarëve: **Me zemër të pikëlluar lajmërojmë komunitetin shqiptar për humbjen e dhimbshme dhe të parakohshme të 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku  është dhu na nga partneri.

Elena humbi jeten nga mungesa e oksigjenit në tru si pasojë e neglizhencës së partnerit për të njoftuar ndihmën e shpejtë në kohë. Është konfirmuar nga mjekësia që ajo ka pësuar dëme të rënda nga viol enca fizike kundra saj; frakturë brinjësh, frakturë e shtyllës kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla nëpër trup. Vajza nderroi jete brenda 24 orësh në reanimacion.

Elena ishte nënë e devotshme e një foshnje 11 muajshe e cila fatkeqësisht nuk do arrijë ta shohë më kurrë nënën e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prindër pasi babai i saj nuk është i përgjegjshëm. Elena erdhi në Amerikë për një jetë më të mirë pasi fitoi llotarinë amerikane.

E vetme, pa asnjë të afërm në Amerikë ajo ra prehërin e këtij njeriu që mesa duket nuk e kishte njohur mirë. Asnjëherë nuk është ankuar për partnerin e saj që e ka keq trajtuar. Derisa të hënën në mëngjes pas shumë perpjekjesh për tu lidhur me të , u njoftuam që Elena ka pësuar infrakt në zemër per shkak te partnerit të saj.

Ndërkohë që partneri i Elenës është arre stuar dhe pritet të denohet, ne kërkojmë ndihmë nga ju për të derguar trupin e saj në Shqipëri ku ndodhen të gjithë të afërmit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet të bëjmë të pamunduren që familja (nëna dhe babai) e Elenës të fitojë të drejtën per të rritur vajzën e vogël jetime.

Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj! Linku ku mund te kontribuoni: Elena funeral arrangement

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME