Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur nga treni. Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të stacioni Actv Righi. Trupi i shqiptarit është gjetur i pajetë buzë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre.
Identiteti i v iktimës nuk bëhet me dije, ndërkohë që mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmeve të marra në shpinë dhe në qafë. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet.