Categories Lajme

Shèrri për videolojën, 9-vjeçari i merr jetën motrës

Sherri mes motrës dhe vëllait për një videolojë ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 13-vjeçareje në Mississippi të SHBA-ve. Sipas policisë, 9-vjeçari ka qëlluar për v dekje me pistoletë të motrën e tij pasditen e së shtunës pasi ajo nuk i jepte te levën e vidolojës. “BBC” thotë se sipas raportimeve, i mituri e qëlloi të motrën nga pas duke i shkaktuar plagë në tru.

Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte v dekur në Spitalin e Memphis, teksa mbetet ende enigmë se ku e kishte marrë fëmija armën. Po ashtu nuk dihen ende pasojat me të cilat 9-vjeçari do të përballet. “Ai është vetëm 9 vjeç”, tha sherifi Cecil Cantrell, duke shtuar: “Supozoj se diçka të tillë e ka parë në videolojëra ose në TV. Nuk e di nëse ai e dinte ekzaktësisht çfarë do të shkaktonte. Nuk mund të përgjigjem. Ajo që di është se kjo është tragjedi.” Nëna e tyre, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte në një tjetër dhomë duke ushqyer fëmijët e tjerë në vaktin e drekës, në kohën e incidentit. Sherifi tha se kjo ishte një situatë krejt e re për ta, pasi ata kurrë nuk ishin marrë me një k rim të tillë të shkaktuar nga një 9-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME