Categories Lajme, Turizëm

E rrallë në Pogradec, për herë të parë shfaqen flamingot në liqen

Dhjetëra Flamingo kanë pushtuar liqenin e Pogradecit, diçka e rrallë për juglindjen pasi nuk janë parë asnjëherë më parë në këtë zonë. Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë zgjedhur fshatin e Tushemishtit për të pushuar dhe për të marrë vëmendje si rrallë herë nga qytetarët dhe vizitorët.

Specialistët shprehin habi për këtë shpend i cili ka pushtuar vijën liqenore të fshatit turistik të Tushemishtit ndërsa shtojnë se ardhja e tyre është e përkohshme. Kjo pasi ata preferojnë ujërat e kripura. Prej ditësh ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit nga vizitorë të cilët shprehin habi që ujërat e ftohta të Liqenit të mbajnë këtë shpend. Flamingot janë shpend të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë me të cilën qytetarët u njohën së fundmi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME