Categories Lajme

E rrezikuar nga raketa kineze/ Greqia merr vendimin dhe pezullon…

Greqia ka marrë masa lidhur me rrezikun nga raketa hapësinore kineze që do të rrëzohet në Tokë orët në vijim. “Protothema” shkruan se forcat greke të sigurisë kanë kaluar në gatishmëri të pjesshme, për shkak se Greqia është në zonën e rrezikut, edhe pse shanset që pjesët e raketës kineze të bien mbi shtetin grek janë shumë të vogla.

Megjithatë, në kuadër të këtyre masave, në Greqi janë pezulluar fluturimet ushtarake.

Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë sipas protokolleve të përcaktuara. Raketa hapësinore kineze me 21 ton mbetje që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.

Sipas ekspertëve, raketa mund të digjet në atmosferë, por nuk përjashtohet fakti që pjesë të saj të bien në tokë. Nuk ka ende një vendndodhje të saktë se ku mund të rrëzohen.

Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës, edhe pse orari mund të ndryshojë në varësi të trajektores që do të marrë objekti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME